Romelu Lukaku ka marrë vendimin për të ardhmen e tij, e cila do të jetë sërish në Itali.
Megjithatë sulmuesi belg nuk do të rikthehet për herë të tretë te Interi, por do t’i bashkohet një gjiganti tjetër italian, AS Romës.
Negociatat mes Romës dhe Chelsea janë duke u zhvilluar në këto tre ditë, teksa duket se ka një marrëveshje totale mes palëve.
Ka qenë vet sulmuesi belg që ka konfirmuar se nesër (e diel) do të udhëtojë drejt Romës për të nënshkruar kontratën.
I përjashtuari nga projekti teknik i Chelseat, Romelu Lukaku konfirmoi lëvizjen e tij të afërt te Roma në periferi të një turneu për të rinjtë në Belgjikë.
Duke folur për Het Laatste Nieuws në një turne të të rinjve në Boom këtë mëngjes, ku djali i tij luajti me Anderlecht, Lukaku konfirmoi lëvizjen e tij të afërt te Roma.
“Jam nervoz (për debutimin e djalit të tij), do të shkoj në Romë nesër për të nënshkruar”, ka thënë shkurtimisht Lukaku.
Megjithatë vazhdojnë të mbeten ende të pazbuluara detajet e këtij operacioni mes Chelseat dhe Romës, por që do të bëhen publike orëve në vijim. /Telegrafi/