Romelu Lukaku duke çdo ditë e më larg Manchester Unitedit, ndërsa kalimi të Interit mbetet si një nga hipotezat më të besueshme.
Antonio Conte që është trajner i ri i Interit e do me çdo kusht në skuadrën e tij.
“Unë e kam marrë vendimin tim, por nuk do të flas për respekt të Manchester Unitedit, që është klubi me të cilin kam kontratë”.
“Tani do të nis pushimet dhe dua të çlodhem e argëtohem, pasi me të ardhmen do të merret agjenti im”.
Sulmuesi belg nuk e fsheh dëshirën për të luajtur në kampionatin italian.
“Kush është pranë meje e di që e kam pasur ëndërr të luaj në Angli dhe Itali”.
“Me kthimin e Ancelottit, Contes e Sarrit, por edhe transferimin e Ronaldos, Seria A është bërë vërtetë emocionuese”, ka thënë sulmuesi belg. /Telegrafi/