Romelu Lukaku ka bërë histori në derbin e Milanos duke vrapuar nga mesfusha, Lautaro Martinez shënoi dy gola, derisa edhe pritjet e Samir Handanovic ishin po aq vendimtare.
Kësaj radhe nuk ishte thjesht një Derby della Madonnina, por edhe një garë e drejtpërdrejtë për kreun e tabelës së Serie A.
Mjaftuan pesë minuta që të zhbllokohej rezultati, kur pas një aksioni të ndërtuar nga vet ai, Lukaku harkoi në zonë, kurse Lautaro realizoi me kokë.
📸 | GALLERY
The #DerbyMilano bragging rights are ours 😁
Feast your eyes on all of today's photos 🖼️👉 https://t.co/RLapM5C7Sx#MilanInter #FORZAINTER ⚫️🔵 pic.twitter.com/aBWLvkMy2n
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) February 21, 2021
Më pas, Handanovic bëri tri pritje mjeshtërore për të penguar realizimin e golave nga Zlatan Ibrahimovic e Sandro Tonali.
Kur Rossonerët ishin në moment të mirë në pjesën e dytë, Nerazzurrët kundërsulmuan për ta shënuar golin e dytë, sërish me anë të Lautaros.
Dhe pastaj, Lukaku shkroi historinë duke u bërë futbollisti i parë që nga vitet e shtatëdhjeta që shënonte në katër derbi radhazi të Milanos, kur vrapoi nga mesi i fushës dhe shënoi golin e tretë. /Telegrafi/