Sulmuesi i Chelseat, Romelu Lukaku thuhet se ka ndarë tashmë mendjen dhe dëshiron vetëm transferimin te Interi.
Lukaku fitoi titullin në Serie A me Interin, por në verën e vitit 2021 vendosi të transferohet te Chelsea për një shifër prej 115 milionë eurosh.
Megjithatë, sulmuesi belg ka dështuar ta tregoj formën që e pati të Interi dhe shumicën e kohës ka qenë një rezervistë.
Situata e tij ka bërë që Lukaku të mendoj seriozisht largimin nga Stamford Bridge dhe po lidhet me një rikthim te Nerazzurrët.
Në garë për sulmuesit shtatlartë dhe të fuqishëm ka hyrë edhe Tottenham Hotspur me ish-trajnerin e Lukakut, Antonio Conte.
Megjithatë, sipas Calciomercato, Lukaku ka refuzuar një mundësi për t’u ribashkuar me Conte në Tottenhami.
Lukaku kërkon një rrugëdalje te Chelsea, por po favorizon një rikthim në Itali dhe tashmë mediat kanë raportuar se ai veçse ka arritur marrëveshje personale me Interin. /Telegrafi/