Site icon Telegrafi

Lukaku refuzon një ofertë të majme të Chelseat, i vendosur të qëndrojë te Interi

Romelu Lukaku nuk e ka ndërmend si duket të largohet nga Interi, së paku gjatë kësaj vere.

Sulmuesi belg po kërkohet me ngulm nga ish-skuadra e tij Chelsea, por ai dëshiron të qëndrojë në ‘Giuseppe Meazza’.

Chelsea janë shumë të interesuar për transferimin e sulmuesit dhe tanimë kanë filluar negociatat me Interin.

Kampionët në fuqi të Italisë i kanë kërkuar 130 milionë euro londinezëve dhe kjo shumë është gati të paguhet.

Por sipas mediave italiane, më saktësisht La Gazzetta dello Sport, ka raportuar se Lukaku ka refuzuar ofertën e londinezëve.

Kampioni në fuqi i Evropës i ka ofruar pagë të majme prej 10 milionë funteve në vit, ofertë që është hedhur poshtë nga belgu.

28-vjeçari edhe më parë kishte qenë pjesë e londinezëve, por asnjëherë nuk arriti të bëhet një lojtar i rëndësishëm në Stamford Bridges.

Lukaku iu bashkua Chelseat në vitin 2011, por kaloi si i huazuar te WBA e Everton, para se të shitej përfundimisht në vitin 2014. /Telegrafi/

Exit mobile version