Chelsea është duke e kompletuar transferimin e Romelu Lukakut nga Interi.
The Blues tashmë janë pajtuar me Nerazzurët për shumën e transferimit, ndërsa kanë mbetur edhe disa detajet të vogla.
Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, skuadra londineze do të paguajë 115 milionë euro për kartonin e sulmuesi belg.
Lukaku po rikthehet te Chelsea, aty ku edhe kishte filluar të bëjë emër, gjersa ishte shitur te Evertoni, e më pas lojtari iu kishte bashkuar Manchester Unitedit.
Nga Djajtë e Kuq, Big Rom iu bashkua para dy sezonesh Interit, duke u bërë golashënuesi i tyre më i mirë për aq vite sa luajti.
Lukaku do t’i kompletojë testet mjekësore në orët në vazhdim dhe më pas do të prezantohet nën fanellën e Chelseat. /Telegrafi/
Romelu Lukaku deal will be completed, signed and announced this week. Chelsea are working on final paperworks with Inter, time for medical and then he’ll be officially unveiled as new Chelsea striker. €115m fee confirmed. 🔵 #CFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 9, 2021