Romelu Lukaku ka rënë dakord për një kthim si huazim te Interi dhe tani po punohet për të arritur një marrëveshje me Chelsean.
Sulmuesi 29-vjeçar belg nuk pati një vit të mirë me Blutë pas lëvizjes së tij prej 115 milionë eurosh vitin e kaluar, duke shënuar vetëm tetë gola në 26 paraqitje në Ligën Premier.
Me kalimin e vitit, ideja e rikthimit te Nerazzurrët filloi të kishte më shumë kuptim për të gjitha palët.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Lukaku ka rënë dakord për një kthim si huazim te Interi, ku do të fitojë 7.5 milionë euro pagë neto, dukshëm më pak se 12 milionë euro plus tre milionë euro bonuse që fiton me Chelsean.
? Gazzetta : L’#Inter a trouvé un accord avec Romelu #Lukak autour d’un salaire de 7,5 millions d’euros. L’avocat du joueur a désormais 15 jours pour convaincre #Chelsea d’accepter la formule du prêt. pic.twitter.com/iMmBCTznPY
— GuillaumeMP (@Guillaumemp) June 1, 2022
Interi tani duhet të arrijë një marrëveshje me Chelsean para fundit të muajit në mënyrë që të përfitojë nga përfitimet e ligjit të ‘Dekretit të Rritjes’.
Përfundimi i marrëveshjes deri më 30 qershor do të thotë se paga e Lukakut do të kushtonte vetëm 11 milionë euro bruto dhe jo 15 milionë euro, duke e bërë një marrëveshje dukshëm më të arritshme. /Telegrafi/