Telegrafi

Lukaku pranon kushtet personale të Interit

Romelu Lukaku (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Raportet e mediave në Itali dhe Angli pretendojnë se sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku, ka pranuar kushtet personale me Interin.

Sipas mediumit britanik The Sun, Lukaku do të fitojë pagë prej 180 mijë funtesh apo 200 mijë euro në Inter.

Ndërkohë, Gazzetta dello Sport ka ulur shifrat duke thënë se belgu do të fitojë rreth 6-6.5 milion euro, që barazohet me 115,000-125,000 euro në javë.

Lexo po ashtu Lukaku pajtohet për të kaluar te Interi, pritet vetëm marrëveshja mes klubeve

Pavarësisht kësaj, kjo do ta bënte lojtarin më të paguar të klubit pas asaj që thuhet se është propozuar për Diego Godinin.

Megjithatë, një tarifë duhet të arrihet edhe mes Nerazzurrëve dhe Unitedit, të cilët kërkojnë 80 milionë euro për sulmuesin. /Telegrafi/