Romelu Lukaku është i pakënaqur te Chelsea dhe ai thuhet se është i gatshëm të pranojë një ulje page për t’u rikthyer te Interi.
Sulmuesi belg u kthye në Stamford Bridge në një marrëveshje prej 115 milionë eurosh në verë, por ka shënuar vetëm dhjetë gola me Chelsean deri më tani dhe u la në stol për ndeshjen e tyre në Ligën e Kampionëve kundër Lille të martën.
Thomas Tuchel ka pranuar se nuk di ta përfshijë më shumë Lukakun në taktikat e tij dhe sulmuesi është i pakënaqur në Londër, ku nuk është vendosur ende.
Në dhjetor, Lukaku u kërkoi falje tifozëve të Interit për mënyrën se si ishte larguar gjatë verës, duke thënë se do të dëshironte të kthehej në klub herët a vonë.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Lukaku ëndërron të rikthehet në Inter dhe është gati të pranojë një ulje page për të veshur sërish fanellën e Nerazzurrëve.
Ai është në kontakt me disa prej drejtorëve të Interit dhe është i vetëdijshëm se rikthimi i tij do të ishte një operacion i rëndë për financat e klubit.
Prandaj, ai do të ishte gati të bënte një ulje page për të luajtur përsëri me Interin.
Për momentin rikthimi i Lukakut nuk është në planet e klubit. Gianluca Scamacca i Sassuolos është objektivi i tyre prioritar për verën, por, ndoshta, qëndrimi i klubit ‘mund të ndryshojë me kalimin e kohës’. /Telegrafi/
Inter-Lukaku: il club ha altri piani, ma Rom è pronto a ridursi l’ingaggio #calciomercato https://t.co/79xti4qAGX
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) February 24, 2022