Romelu Lukaku është një prej opsioneve të Interit për të zëvednësuar Mauro Icardin në afatin kalimtar veror – bën të ditur Tuttomercatoweb.
Manchester Unitedi do t’i dëgjojë ofertat për sulmuesin belg në afatin e ardhshëm kalimtar, ndërsa klubi italian është një prej të interesuarave.
Djajtë e Kuq shpenzuan 75 milionë funte (86.5 milionë euro) kur e transferuan nga Evertoni në vitin 2017, ndërsa tash janë të gatshëm ta shesin për 50 milionë euro.
Nerazzurrët nga ana tjetër pritet të mbeten pa sulmuesin kryesor për shkak të mosmarrëveshjeve të argjentinasit me klubin.
Për këtë arsye, zikaltrit janë duke u angazhuar në treg për zëvendësimin e Icardit në sezonin e ardhshëm.
Sidoqoftë, për të luajtur te Interi, Lukaku duhet të heqë dorë nga paga e lartë që e merr te Unitedi. /Telegrafi/