Telegrafi

Lukaku merr numrin nëntë të Icardit, kjo nënkupton largimin e argjentinasit nga Interi

Romelu Lukaku ka kompletuar transferimin tek gjiganti italian Inter.

Klubi zikaltër pas shumë përpjekjeve më në fund e ka bërë të vetin sulmuesin belg.

Inter ka pranuar të paguajë rreth 80 milionë euro te Manchester United për transferimin e Lukakus.

26-vjeçari është prezantuar te Interi dhe tanimë ka zgjedhur edhe numrin që do ta mbaj në fanellë.

Lukaku ka marrë fanellën me numër nëntë, e cila deri më tani ka qenë në pronësi të Mauro Icardit.

Inter ia ka dhënë këtë fanellë Lukakus përderisa Icardi është pjesë e klubit.

Por ky gjest i klubit nënkupton se Icardi do të largohet dhe po i kalon ditët e fundit te Interi. /Telegrafi/