Romelu Lukaku e konsideron veten si njëri prej pesë sulmuesve më të mirë në botë, ndërsa ka thënë se Interi duhet të luftojë për ta fituar titullin e Serie A.
Në edicionin e kaluar, Nerazzurrët zunë vendin e dytë në kampionat, luajtën në gjysmëfinale të Kupës së Italisë dhe në finale të Ligës së Evropës.
“Unë jam njëri nga pesë sulmuesit më të mirë në botë. Nuk bëj asnjëherë gabime nga aspekti taktik dhe madje as nga lëvizjet”.
“Në qoftë se Cristiano Ronaldo, (Lionel) Messi ose (Robert) Lewandowski i kanë kapërcyer kufijtë e tyre, pse nuk mund ta bëj edhe unë?”, ka deklaruar belgu në një intervistë për France Football.
Më tej, 27-vjeçari ka thënë se është akoma herët që të krahasohet me legjendën braziliane, Ronaldo, i cili e ka veshur fanellën zikaltër në të kaluarën.
“Ai ka shënuar më shumë se 100 gola për ekipin kombëtar, është akoma herët për të bërë krahasime. Në Milano, të gjithë flisnin për 34 golat e Ronaldos në sezonin e tij të parë. Jam i kënaqur që e kam barazuar, po. Por, ai e fitoi Kupën UEFa, ndërsa unë humba në finale. Tash po angazhohem që të fitoj trofe”, ka shtuar Lukaku. /Telegrafi/