Telegrafi

Lukaku fton tre belgë t’i bashkohen te Interi

Romelu Lukaku thuhet se po thërret lojtarët e lirë belg si Dries Mertens, Jan Vertonghen dhe Thomas Meunier që të bashkohen me të te klubi italian, Interi.

Burime të shumta të medieve kanë deklaruar se sulmuesi i Napolit, Mertens është në prag të marrëveshjes me Interin, pavarësisht se ka marrë edhe një propozim nga Chelsea, dhe Lukaku mund të ishte një nga arsyet e vendimit.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Lukaku po përdor fuqitë e tij të bindjes edhe ndaj disa shokëve të skuadrës kombëtare të Belgjikës, të cilët po kërkojnë një sfidë të re.

Lexo po ashtu Mertens këshillohet me Lukakun, kërkon banesë në Milano

Ato përfshijnë qendërmbrojtësin e Tottenham Hotspur, Vertonghen dhe mbrojtësin e krahut të djathtë të Paris Saint-Germain, Meunier, që të dy do të jenë lojtar të lirë në fund të këtij sezoni.

Nerazzurrët thuhet se mund t’i japin edhe një shans të dytë mesfushorit Radja Nainggolan, i cili po kalon këtë sezon si i huazuar te Cagliari.

Nëse kjo ndodh në verë, atëherë Interi do t’i kishte plot pesë yje të Belgjikës në gjirin e tij. /Telegrafi/