Telegrafi

Lukaku është zëvendësuesi i Icardit, ai është takuar me drejtuesit e Interit

Romelu Lukaku . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Sulmuesi belg i Manchester United, Romelu Lukaku ka hënë se e ka ëndërr të luajë në Serie A dhe kjo mund t’i realizohet shumë shpejtë.

Ai ditë më parë tha se ka pasur ofertë në të shkuarën nga Juventusi, por e ka refuzuar.

Popullariteti i tij tek interistët është rritur, ndërsa ai po shihet si i duhuri për ta shkëmbyer me Mauro Icardin.

Lukaku në aksion. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Së fundi mediat angleze kanë raportuar se sulmuesi belg ka takuar edhe drejtorin sportiv të Interit, Piero Ausilio,

Flitet se palët kanë arritur ta gjejë gjuhën e përbashkët.

Tani Interit i mbetet që ta mbyll çështjen me Icardin, pasi nëse sulmuesi nuk pranon transferimin apo shkëmbimin, është e vështirë të përballohen të dy. /Telegrafi/