Site icon Telegrafi

Lukaku është lënë jashtë skuadrës së Unitedit

Romelu Lukaku (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Romelu Lukaku është lënë jashtë skuadrës së Manchester Unitedit për ndeshjen e ardhshme miqësore, ndërkohë që po vazhdojnë spekulimet që e lidhin me Interin dhe Juventusin.

Sulmuesi belg kishte udhëtuar me skuadrën për turneun parasezonal në Australi dhe Azi, mirëpo nuk ka bërë asnjë paraqitje.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se arsyeja e mungesës së tij në fushë është për shkak të lëndimit, mirëpo e vërtetë duket se nuk qëndron këtu.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Romelu Lukaku

Tash, Lukaku nuk udhëton për në Norvegji për ndeshjen kundër Kristiansund që zhvillohet të martën, ndërsa Manchester Evening News ka raportuar se lojtari nuk është i lënduar.

Në ndërkohë, Interi dhe Juventusi janë duke vazhduar bisedimet me agjentin e tij, Federico Pastorello, në përpjekje për angazhimin e sulmuesit. /Telegrafi/

Exit mobile version