Site icon Telegrafi

Lukaku: Conte më tregoi se çfarë duhet të bëja për të fituar

(Foto: Instagram/romelulukaku)

Romelu Lukaku e ka lëvduar ish-trajnerin e tij te Interi, Antonio Conte, duke thënë se ai e ka mësuar se çfarë duhet sakrifikuar për të fituar.

Sulmuesi belg arriti formën jetësore në Serie A nën urdhrat e strategut italian duke shënuar 64 gola dhe duke dhuruara 16 asistime në 95 paraqitje me Nerazzurrët.

Në proces, gjatë dy sezoneve me zikaltrit, ai arriti ta fitonte një titull të kampionit të Italisë dhe të arrinte në finale të Ligës së Evropës.

(Foto: Twitter/Chelsea FC)

Tash, Lukaku është kthyer në Angli te Chelsea në një marrëveshje rekorde të shitjes nga Serie A prej 115 milionë eurosh.

Lexo po ashtu Lukaku: Serie A është më e fortë taktikisht, Liga Premier ka shumë intensitet

“Mendoj se shkuarja në Itali, në thelb i tregoi botës se çfarë mund të bëja duke përfshirë edhe lojën time me ekipin kombëtar të Belgjikës”.

(Foto: Instagram/romelulukaku)

“Aty e kisha Antonio Conten si trajner, i cili vërtet më ndihmoi dhe më tregoi se çfarë duhet bërë për të fituar dhe e bëmë në sezonin e dytë”.

“Të mësosh për të fituar, në parim duhet t’i shtysh kufijtë. Secili trajner ka një mënyrë ndryshe të punës, por me Antonion vërtet mësuam si të shkonim në zonën e kuqe”, ka deklaruar Lukaku për The Independent. /Telegrafi/

Exit mobile version