Romelu Lukaku thuhet se i ka kërkuar Manchester Unitedit ta ulë çmimin e shërbimeve të tij, në mënyrë që të kalojë te Interi.
Juventus është duke i rivalizuar Nerazzurët për transferimin e sulmuesit belg, derisa ofrojnë Paulo Dybalan në shkëmbim.
Megjithatë, SunSport raporton se sulmuesi 26-vjeçar po e kërkon kalimin në Giuseppe Meazza, ndërsa Djajtë e Kuq po kërkojnë 89 milionë euro nga shitja e tij.
Lukaku është pjesë e skuadrës së Manchester United në turi që po e zhvillojnë në Australi dhe në Azi, por ende nuk e ka bërë asnjë paraqitje.
Tabloidi anglez më tej bën të ditur se belgu i ka dhënë katër ditë kohë skuadrës angleze që ta përfundojë marrëveshjen me Interin.
Ole Gunnar Solskjaer thuhet se është duke e pritur edhe ofertën e Juventusin, që ka ofruar Dybalan, mirëpo kërkojnë edhe para. /Telegrafi/