Romelu Lukaku ka vazhduar ta forcojë pozitën e tij në listën e sulmuesve më të mirë në futbollin evropian me dy golat e shënuar kundër Lazios.
Sulmuesi i Interit po vazhdon me formën e shkëlqyer dhe falë golave dhe asistimit të tij, Interi është ngjitur në krye të tabelës së Serie A.
Belgu shënoi golin e parë nga penalltia dhe pastaj nga loja e hapur për të regjistruar golin e 300-të në karrierën e tij si futbollist.
Golin e parë në një ndeshje zyrtare, 27-vjeçari e ka shënuar në gusht të vitit 2009 kuar luante për Anderlechtin.
Që atëherë, ai vazhdoi të shënonte për klube, si West Bromwich Albion, Everton, Manchester United e së fundmi me Inter. Po ashtu, edhe për kombëtaren e Belgjikës.
Për më shumë, ai ka marrë primatin në listën e golashënuesve më të mirë në Serie A këtë sezon, me 16 gola aq sa ka shënuar edhe Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/
⚔️ | 300
THIS
IS
👟⚽
ROMELUUUUU3⃣0⃣0⃣ gols na carreira para #Lukaku!
Parabéns, @RomeluLukaku9 🔥🔥🔥#InterLazio ⚫️🔵 #FORZAINTER pic.twitter.com/Lx2jhzIAbx
— Inter ⭐️⭐️ (@Inter_br) February 14, 2021