Telegrafi

Luizi i tregon tatuazhet e tjera që kishte dedikim, Kiara: Mendova që isha e veçantë

Çifti Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë padyshim banorët më të përfolur të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Dyshja që prej javësh po e shijojnë romancën brenda shtëpisë së famshme kanë kaluar situate nga më të ndryshmet së bashku dhe me banorët e tjerë.

Krahas konflikteve të herë pas hershme dhe momente romantike, ata kalojnë kohë edhe duke zbuluar gjëra të reja për njëri-tjetrin.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Edhe në një diskutim që kanë bërë mbrëmë (e enjte), Luizi dhe Kiara kanë folur rreth tatuazheve që këngëtari shkodran ka në trup.

Lexo po ashtu ‘Lufta’ për Instagramin e Luizit, familjarët e këngëtarit konfirmojnë se të drejtat autoriale i kanë kaluar produksionit të BBVA

Luizi nuk ka hezituar t’i tregonte që ai më parë ka bërë dedikime edhe për ish-partneret dhe një të tillë e ka në njërin prej gishtërinjve.

“Kjo është tribal, kisha një emër të shkruar këtu, isha 19-20 vjeç, kalama, tatuazhi i parë, bëja tipin romantik, ta tregoj edhe emrin e saj sapo të dalim”, i ka treguar Luizi.

@bbvmoments #luizejlli #bbv #bbva #bbvipalbania #bbvip #bbv2 #bigbrothervip2 #tiktokalbania🇦🇱 #luizi #teamluiz #meluizin #big_brother #bigbrother #topchanel #oltagixhari ♬ original sound – bbv moments

Ndërkohë, moderatorja në anën tjetër nuk u duk se një gjë e tillë i pengon.

“E paske bërë rrugë me shkrimin e emrave, mendova që isha e veçantë”, i tha Kiara me shaka.

Kujtojmë që kohë më parë Luizi bëri një tjetër tatuazh dedikuar Kiarës duke skalitur në pjesën e brendshme të parakrahut syrin dhe firmën saj. /Telegrafi/