Telegrafi

Luizi shpërqendrohet nga banorja e re Kejsi – Kiara bëhet xheloze

Foto: Big Brother VIP Albania/Instagram

Të martën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri është futur Kejsi Medini.

Bukuroshja e njohur si vajza e këngëtarit Sabiani, ka filluar që menjëherë të bëhet pjesë e dinamikave të shtëpisë.

Ajo pasditen e së mërkurës është parë duke kaluar kohë me Luizin, Kiarën, Tean dhe disa banorë të tjerë.

Foto: Big Brother VIP Albania/Instagram

E teksa qëndronin së bashku në oborr, Luizi në një moment është munduar që ta bëjë xheloze Kiarën.

Ai mund të shihet duke e prekur Kejsin te pjesa e gushës, gjersa pas këtij veprimi Kiara e qorton.

Foto: Big Brother VIP Albania/Instagram

Kjo e fundit mori vëmendjen e madhe mbrëmjen e së martës, kur zgjodhi të çonte në televotim direkt Tean, Deamishelin dhe Oltën. /Telegrafi/