Telegrafi

Luizi rrethohet me kërcimtare joshëse, shijon vallëzime provokuese nga ato

Dy finalistët meshkuj të Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kristi mbrëmjen e sotme (e enjte) janë befasuar nga “Vëllai i Madh”.

Disa prej ish-banorëve, Sabiani, Qetsori, Ronaldo, Gerti, Beati dhe Lorenci janë rifutur në shtëpi dhe bashkë me ta dhe disa striptiste.

Vajzat me të hyrë në shtëpinë e famshme kanë rrethuar Luizin duke i bërë vallëzim provokuese si dhuratë për këngëtarin shkodran për natë e beqarisë.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Pas kësaj, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i partneres së Luizit, Kiara Tito.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Kiara me shaka ka kërkuar që të rihyjnë në shtëpinë e BBVA.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Ndërkohë, në këtë shfaqje munguan dy finalistet e tjera Efi dhe Deamishel, të cilat qëndruan në dhomën e gjumit.

Ndryshe, kujtojmë që finalja e madhe e BBVA mbahet këtë të shtunë, më 6 maj kur çifti Luizi dhe Kiara kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë me martesë. /Telegrafi/

Foto: Kiara Tito/Instagram