Telegrafi

Luizi i pikëlluar: Nuk jam mirë shpirtërisht

(Foto: Screenshot/BBVA)

Debatet e fundit mes Luiz Ejllit dhe Kiara Titos, kanë bërë që ata të distancohen nga njëri-tjetri, kjo pasi moderatorja kërkoi që ai të reflektojë për veprimet që ka bërë e më pas ta lërë situatën të rrjedhë dhe marrëdhënien e tyre që të “ringrihet”.

Teksa po qëndronte shtrirë te dhoma e gjumit, Kiara e pyeti kwngwtarin se pse nuk ngrihet dhe të aktivizohet me pjesën tjetër.

Lexo po ashtu Pas debateve të vazhdueshme me njëri-tjetrin, Luizi i kërkon Kiarës që bashkë të dalin nga Big Brother VIP Albania

Ai u shpreh se ai nuk është i lumtur shpirtërisht dhe se për këtë arsye, nuk mund të shtiret sikur është i tillë, transmeton Top Channel.

Sipas Kiarës, ai po i lë asaj një përgjegjësi shumë të madhe dhe se ndihet në faj që ai po sillet në atë mënyrë.

Ajo shtoi se fillimisht Luizi duhet ta gjejë lumturinë brenda vetes, e më pas të kërkojë lumturi nga ajo. Luizi u shpreh se te vetja e tij nuk e gjen dot atë emocion.

Lexo po ashtu Luizi i penduar i drejtohet Kiarës: Më fal me gjithë shpirt, me shumë gjasa mund të përjashtohem të shtunën