Telegrafi

Luizi për Oltën: Është si sëmundje ngjitëse, si pandemi

Dinamika të shumta po zhvillohen në Big Brother VIP Albania, banorët tashmë janë përfshirë në situata të ndryshme me njëri-tjetrit ku nuk mungojnë debatete e forta.

Dy prej banorëve që kanë shpallur’ luftë’ mes vete janë Luizi dhe Olta që nuk i kanë kursyer edhe ofendimet e rënda.

Së fundmi ishte Luizi ai që në një diskutim me banorët e tjerë, Efin, Bjordin dhe Amosin e quajti Oltën ‘sëmundje ngjitëse’.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Ai u shpreh se ajo është si pandemi dhe me anë të kësaj po tenton që t’i infektojë të gjithë.

“E shoh si një sëmundje ngjitëse në këtë shtëpi, si pandemi që i infekton të gjithë, një virus, COVID, sëmundjen që e ka vetë do ta transmetojë”, u shpreh Luizi.

Kujtojmë që Luizi është i nominuari i kësaj jave bashkë me Kiarën, Mikelën dhe Dean dhe njëri nga ta pritet ta largohet nga shtëpia përfundimisht të shtunën (14 janar). /Telegrafi/