Telegrafi

Luizi paralajmëron: Nëse del Kiara të shtunën, dal edhe unë

Mbrëmja e së martës ka qenë e mbushur me befasi në spektaklin Big Brother VIP Albania.

Kjo pasi në këtë mbrëmje u bë e ditur se një prej çifteve që gjatë javës ndodheshin në televotim (Kiara dhe Olta) dhe (Qetësori dhe Kristi) do të shkonin në nominim kokë më kokë.

Dhe publiku me një diferencë të lartë kishte vendosur që dyshja e parë të shkonin në një televotim kokë më kokë, ku Olta ose Kiara do të largohen nga shtëpia të shtunën.

Mirëpo nëse kjo e fundit e fundit rastësisht del, ka paralajmëruar edhe i dashuri i saj, këngëtari Luiz Ejlli se do të dalë.

“Duke marrë parasysh se Olta është tashmë kokë më kokë me Luizin dhe Kiarën, jo me Kiarën dhe kjo gjë nuk ka habi hiç, dhe nëse ndodh e kundërta sepse unë nuk e di sa mbështetës kemi jashtë, por unë nuk po e them as për mos-respekt ndaj të këtij formati. Nëse del Kiara nga ky spektakël të shtunën, dal edhe unë”, ka thënë mes të tjerash Luizi.

Këngëtari nga Shkodra përndryshe është shquar si një ndër konkurrentët më të fortë të këtij edicioni, i cili ka krijuar mijëra mbështetës jashtë.

Mbetet të shihet se për kë do të vendosë publiku që të largojë të shtunën nga Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/