Telegrafi

Luizi nervozohet se i dështoi parashikimi dhe akuzon produksionin, Arbana i ndërhynë dhe ia kujton misionet që vëllai i madh ia kishte dhënë atij

Këngëtari Luiz Ejlli është nervozuar shumë mbrëmjen e së martës në spektaklin e Big Brother VIP Albania.

Kjo pasi atij i dështoi parashikimi që kishte bërë për një nga banorët e burgosur (që njëri prej tyre do të largohej), e që vëllai i madh ua shndërroi në mision që t’i gënjejnë banorët e tjerë në mënyrë që të fitojnë lirinë.

E pasi pa se parashikimi nuk i shkoi siç duhet dhe se “e ka ngrënë” gënjeshtrën e Bledit, Deamishelit, Kristit dhe Qetësorit, Luizi është shfaqur i nervozuar.

Lexo po ashtu Olta Gixhari rikthehet në studion e Big Brother: Efi nuk mund të më zëvendësojë mua

Ai iu tha të katërve se nuk duhet të qeshin që e kanë vënë në lojë me një mision të vëllait të madh, pasi do të duhet ta bëjnë me një mision të tyre.

I njëjti pati akuza se produksioni po mban anën e disa banorëve duke thënë: “Kur produksioni mban anën e disa banorëve, aty nuk kam çka futem”.

Në atë moment, ndërhyri moderatorja e emisionit, Arbana Osmani, e cila ia kujtoi Luizit se edhe ai ka pasur misione nga vëllai i madh të cilat ka arritur t’i përfundojë dhe të mburret me to.

Të njëjtën këshillë, Luizi pati edhe nga banorët tjerë dhe opinionistët, të cilët i thanë se atij nuk duhet t’i ngelë hatri nëse e humb një herë lojën. /Telegrafi/