Telegrafi

Luizi nervozohet pasi produksioni ia ndërprenë telefonatën me nënën

Këngëtari Luiz Ejlli është në qendër të vëmendjes për secili verpim që bënë brenda Big Brother VIP Albania.

Loja e tij në shtëpinë e famshme konsiderohet inteligjent dhe shpesh herë ai përveç me banorët ka vënë në ‘lojë’ edhe produksionin.

Por, së fundmi kur ai u thirr për të realizuar një telefonat me nënën e tij, artisti është nervozuar pasi e dëgjonte me ndërprerje dhe koha ishte e shkurtër.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Gjatë kohës kur po realizonte Luizi u ankua se nuk po e dëgjon asgjë nga ajo që po thotë nëna e tij, teksa në një moment të caktuar nga produksioni i thonë se koha e tij për të folur me të ka mbaruar.

Lexo po ashtu “Vazhdo siç ke nisur, ke mbështetjen e gjithë shqiptarisë” - Luizi zhvillon telefonatë emocionale me nënën

“Kur mbaroi se nuk e dëgjova, me shkëputej, seriozisht e keni”, thotë Luizi në fund i acaruar.

Ndërkohë, gjatë bisedës nëna e Luizit ia konfirmoi këngëtarit që janë krenarë për të dhe rrugëtimin e tij në BBVA.

“Luiz si je nënë, ne jemi të gjithë mirë, jemi krenar për ty, ti vazhdo siç je duke vazhduar, ëndrra duhet të vazhdojë, na ke bërë krenarë, njerëz të mirë e të këqij ka gjithkund, por me bekimin e Zotit dhe lutjen e babës dhe mbështetjen e gjithë shqiptarisë mbaje premtimin që e ke dhënë”, ka thënë nëna e shkodranit.

Ndryshe, kujtojmë që banorja e fundit e eliminuar nga shtëpia e famshme ishte moderatorja dhe partnerja e Luizit, Kiara Tito. /Telegrafi/