Telegrafi

Luizi: Kur u martova me Kiarën, fitova Big Brotherin

Foto: YouTube

Luiz Ejlli është njëri nga katër finalistët e Big Brother VIP Albania.

Ai së fundmi është intervistuar nga prezantuesit e Top Albania Radio për rrugëtimin e tij në këtë format.

Artisti shkodran ka folur për eksperiencën, ngjarjet, banorët e tjerë e po ashtu edhe për Kiarën.

Foto: Instagram

I njëjti theksoi se kur u martua me Kiarën ka fituar Big Brotherin, edhe nëse nuk do ta rrëmbejë çmimin e madh.

Lexo po ashtu Kiara flet pas propozimit për martesë që ia bëri Luizi: Familja ishin gëzuar shumë, e kishin pritur këtë ditë

“Me datë 2 shkurt që ndodhi dasma, ato momente kam thënë, unë fitova çmimin e madh. Për mua ishte Kiara çmimi i madh”, u shpreh Ejlli.

Krijuesi i hitit “Zjarr e ftohtë” javë më parë i bëri edhe një propozim moderatores, duke dëshmuar edhe më shumë raportin që kanë krijuar.

Ata kanë theksuar disa herë se pas Big Brotherit do të organizojnë edhe një dasmë. /Telegrafi/