Telegrafi

Luizi i kërkon llogari Oltës në BBVA për akuzat e saj se ai përdor lëndë narkotike

Këngëtari Luiz Ejlli dhe aktorja Olta Gixhari janë dy prej banorëve më të komentuar të shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Ata kanë pasur debate të forta që në ditët e para dhe duket se vazhdojnë të kenë përballje pa pushim me njëri-tjetrin.

Së fundmi, ata kanë debatuar në oborr në prani të banorëve të tjerë, ku këngëtari shkodran i ka kërkuar llogari Oltës për një deklaratë të saj të thënë brendashtëpisë.

Lexo po ashtu "Ai është i varur", momenti kur Olta Gixhari e akuzon Luiz Ejllin se përdor kokainë

Javë më parë teksa në dhomën e gjumit ishte lëshuar muzikës ritmike për banorët, Olta kishte bërë me gjest te hunda dhe ishte thënë se Luizi është i varur nga lëndët narkotike.

E teksa i ka kërkuar shpjegim për këto fjalë, Luizi dëgjohet mes të tjerash duke thënë: “S’jam shquar ndonjëherë për atë punë gjatë gjithë jetës”.

Ndërkohë, Olta i është përgjigjur duke i thënë “Nuk dua të flas tani për këtë temë, [do të flas] kur të jem unë gati”.

Konkurrentja Nita Latifi e habitur ka pyetur se si ka mundësi që një bisedë e tillë është anashkaluar pa u diskutuar në një prej mbrëmjeve të spektaklit, gjersa Deamishel i është përgjigjur se bëhet fjalë për spektaklin ku Arbana kishte refuzuar të diskutonte disa tema, që i cilësonte si shumë të ulëta. /Telegrafi/