Site icon Telegrafi

Luizi dhe Tea emocionojnë me interpretimin e këngës së Ardit Gjebreas “Jetoje dhe jetën time po deshe”, Kiara shpreh shenja xhelozie

Banorët e Big Brother VIP Albania janë vënë përball një tjetër sfide nga ‘Vëllau i Madh’.

Ata kanë realizuar “Big Brother Talent Show” duke sjellur performanca të ndryshme në këndim, aktrim dhe interpretim.

Performancat e secilit prej banorëve do të publikohet në llogarinë zyrtare të Big Brother VIP Albania në Instagram dhe video që merr më së shumti ‘like’ do të shpallet fituese.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Një nga performancat më të bukura padyshim ishte ajo e këngëtarit Luiz Ejlli që njihet për zërin e tij unik, ai bashkë me banoren tjetër, Tean kënduan hitin e artistit Ardit Gjebrea “Jetoje dhe jetën time po deshe”.

Lexo po ashtu Kiara për Luizin: Është bërë antipatik, njeri i paqëndrueshëm

Teksa të dy po interpretonin, Kiara e cila ishte në rolin e moderatores i shikonte nga larg.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Pas përfundimit të performancës prezantuesja shprehu edhe pak shenja xhelozia duke thënë se ata të dy dukeshin më të afër se që duhej.

Ndërkohë, mbetet të shihet se cili prej banorëve do të shpallet fitues gjatë spektaklit të së shtunës (28 janar). /Telegrafi/

Exit mobile version