Çifti i krijuar në këtë edicion të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito po e shijojnë romancën e tyre çdo ditë e më shumë.
Dyshja shpesh herë ndajnë edhe momente intime dhe plot pasion me njëri-tjetrin madje duket se për një moment harrojnë që janë nën vëzhgimin e kamerave.
Kjo ka ndodhur edhe mbrëmjen e kaluar (e premte) kur të dy siç ndodh rëndom kanë qëndruar bashkë në shtrat deri në orët e vona.
Çifti herë pas here kanë shkëmbyer puthje dhe fjalë romantike duke bërë edhe plane se si do të rrjedh marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë së famshme.
Në disa video që janë publikuar nga fansat e tyre në TikTok Kiara shihet duke tentuar të mbulojë për kamerat puthje e tyre plot afsh.
@aleksi.aleks1 #luizejlli #kiaratito ♬ original sound – Aleksi
Ndonëse ka shumë nga ata që dyshojnë se raporti i tyre mund të jetë në kuadrin e lojës së BBVA kjo mbetet të shihet pas daljes së tyre nga shtëpia.
Në edicionin e vitit të kaluar pati disa çifte që ende e vazhdojnë romancën tyre si Sarah Berisha me DJ PM dhe Einxhel Shkira me DJ Dagz, megjithatë Donald Veshaj ndonëse u lidh me Beatrix Ramosaj, të dy u ndan menjëherë pas përfundimit të formatit. /Telegrafi/
@telepatic.tele♬ original sound – Telepatic…