Site icon Telegrafi

Luizi debaton me Kiarën: Mos më ndërhyjë kur flas me të tjerët

Këngëtari Luiz Ejlli u bë një prej personave më të komentuar në media rozë dhe rrjete sociale që kur nisi rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Albania.

Me një karrierë të suksesshme vite më parë, Luizi arriti që sërish të bëhet një personazh i dashur pavarësisht tërheqjes nga skena prej vitesh.

Por, krahas protagonizmit dhe lojës në shtëpinë e famshme, Ejlli po bën shumë edhe për moderatoren, Kiara Tito për të cilën shprehu pëlqim që në ditët e para dhe tashmë ka arritur ta fitoj zemrën e saj.

Foto: Luiz Ejlli/ Instagram

Nuk kanë munguar momentet romantike dhe veprat për të madje për Shën Valentin, Luizi i bëri dhe një befasi të madhe duke ia dedikuar një këngën dashurie.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Luiz Ejlli

Megjithatë së fundmi çifti kanë patur një debat me njëri-tjetrin, ishte këngëtari ai që u acarua me prezantuesen.

Në një momente, Luizi i ka kërkuar Kiarës që të mos i ndërhyjë në bisedat që bën me banorët e tjetër.

@albanianalbanian08 #luizejlli #bigbrothervipalbania ♬ original sound – da plug. ??

“Mos më ndërhyjë më kur jam t’u fol, qoftë për idetë që kam, qoftë sa zgjatë. Më lër të flas, kaq”, iu drejtua Luizi.

Ky reagim duket që nuk i ka pëlqyer aspak moderators, e cila ia ktheu shkurt: “Në rregull, mirupafshim”.

Theksojmë që dyshja që po përjetojnë romancën brenda BBVA javë më parë zhvilluan edhe një dasmë në kuadër të lojës dhe pikërisht aty finalizuan lidhjen me një puthje në buzë. /Telegrafi/

Exit mobile version