Site icon Telegrafi

Luiz Ejlli ulet në gjunjë dhe i propozon për martesë Kiara Titos në Big Brother VIP Albania

Luiz Ejlli i ka propozuar në natën e sotme (e shtunë) partneres së tij, Kiara Titos.

Ai fillimisht ka pasur një mision gjatë këtyre ditëve për ta injoruar moderatoren, të cilën e realizoi me shumë sukses.

E kësaj radhe në spektakël u transmetua i gjithë inskenimi që kishte bërë, kinse nuk dëshiron të vazhdojë më me Kiarën.

Foto: Facebook

Prezantuesja pasi pa klipin kërkoi të largohet nga programi dhe shihej me lot në sy.

Lexo po ashtu Luiz Ejlli - finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Krahas kësaj, çifti dolën në oborr për të sqaruar situatën dhe një moment artisti shkodran u ul në gjunjë për t’i propozuar Titos.

Foto: Facebook

Ajo u emocionua në masë të madhe dhe tha “PO”, përkundër se ishte e hidhëruar me këngëtarin.

Kiara tha se nuk e priste këtë gjë dhe se këto ditë ishte në një gjendje të rëndë emocionale.

Foto: Facebook

Të njëjtit i kanë dhuruar shumë këtij spektakli, emocione, lot e përplot momente të paharrueshme. /Telegrafi/

Foto: Facebook
Exit mobile version