Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli mbetet në qendër të vëmendjes me secilin veprim që bën.
Këngëtari nga Shkodra përveç fitores në formatin e BBVA, tashmë po vazhdon të jetë i angazhuar edhe me projektet të tjera.
Krahas koncerteve dhe mbrëmjeve muzikore, Luizi aktualisht po bën xhirimet e një filmi përkrah aktores Olta Gixhari.
Ndërsa xhirimet po bëhen në Korçë, nga atje Luizi ka publikuar edhe një video ku shihet teksa perfomon live një serenatë korçare.
Ejlli ka mahnitur me zërin e tij unik, ndërsa këndonte mes një grupi vajzash dhe djemësh artistë, për të cilët edhe i quajti të talentuar.
“Shqipëria ka plot djem dhe vajza të talentuar. Faleminderit Korça”, ka shkruar Luizi.
Ndryshe, Luizi po shijon romancën me moderatoren Kiara Tito, me të cilën u dashurua gjatës qëndrimit në shtëpinë e famshme.
Dyshja madje kurorëzuan dashurinë me një ceremoni martesore gjatë natës finale të Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/