Site icon Telegrafi

Luiz Ejlli ia shpreh sërish pëlqimin Kiara Titos: Nuk mund të rri pa ty, të mendoj çdo sekondë

Po zhvillohen dinamika të shumta mes banorëve të Big Brother VIP Albania.

Ndonëse në javët e para tashmë komentohet dhe parashihet që një çift i parë është në horizont.

Që në hyrje Luiz Ejlli ka treguar hapur pëlqimin që ka për moderatoren dhe banorët, Kiara Tito.

Foto: Screeshot/YouTube

Ndonëse indiferente ndaj tij, Luzi nuk ndalet duke shfaqur simpatinë ndaj saj dhe këtë e bërë edhe mbrëmë (e diel).

Teksa të dy qëndronin në oborr për t’u sqaruar me njëri-tjetrin, Luiz tregoi edhe një herë rëndësinë që Kiara ka për të.

Foto: Screeshot/YouTube

“Deri ku i kam limitet me ty, e kupton që nuk mund të rri pa ty, nuk e kuptuar se nuk mund të rri pa ty në këtë shtëpi, ta them me gjithë shpirt, si ta them ndryshe unë ty, të mendoj çdo sekondë, në çdo veprim, e çdo vajzë që flas mendoj për ty, çdo muhabet që bëj të kam në mendje”, ka deklaruar Luizi.

Ndërkohë, në anën tjetër Kiara i tha se nga ai kërkon vetëm respekt dhe përqendrim ndaj saj.

Foto: Screeshot/YouTube

Theksojmë që në ‘Prime’ e fundit që u mbajt të shtunën (7 janar) u komentua edhe momenti kur Luizi iu hedh sipër Kiarës teksa ajo ishte e shtrirë në shtrat.

Luizi tha se nuk ishte me një qëllim të keq, teksa Kiara tha se është kuptuar gabimisht pasi e tërë ishte në formë shakaje.

Ndërkohë, ka patur shumë prej atyre që këtë situatë e kanë komentuar si një ngacmim seksuale dhe jashtë limiteve. /Telegrafi/

Exit mobile version