Telegrafi

Luiz Ejlli bën sikur nuk e njeh Kevin Jacobs, reagon fituesi i Big Brother Kanada: Është duke i provokuar ata, shihet në fytyrën e tij

Banorët që qëndruan më gjatë në Big Brother VIP Albania sot (e shtunë) kanë pasur një sfidë të re.

Atyre iu kanë sjell disa lajme, ku konkurrentët duhet të gjenin nëse janë të vërteta apo gënjeshtër.

“Kevin Jacobs në Shqipëri?”, ka qenë një nga lajmet, referuar fituesit të Big Brother në Kanada, për të cilin Luiz Ejlli deklaroi se po luan lojën e tij në BBVA.

Banorët mbetën të befasuar duke iu drejtuar njëri-tjetrit me pyetjen se ‘kush është ky?’.

Lexo po ashtu Del në ankand skulptura e realizuar nga banorët e Big Brother, të ardhurat shkojnë për familjen e Pal Kolës

Artisti shkodran po ashtu nuk bëri zë, teksa shtoi se nuk e njeh dhe se nuk e di se çfarë është.

“Kush e njeh nuk e di. Në botë nuk e di se çfarë është”, tha ai.

Kevin nga ana tjetër ka reaguar menjëherë, duke thënë se ai është duke i provokuar banorët e tjerë.

“Luani nuk ndalet së luajturi. Ai është duke i provokuar ata, duket në fytyrën e tij”, tha Jacobs. /Telegrafi/