Sot do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së fundit në elitën e futbollit italian, Serie A.
Vëmendja e gjithë adhuruesve të futbollit është në tri takime, ku vendoset se cilat skuadra do të shkojnë në Ligën e Kampionëve.
Interi tanimë është shpallur kampion në Itali, derisa Atalanta ka të sigurt një vend në Ligën e Kampionëve.
Gara për pozitën e tretë dhe të katërt zhvillohet mes tri klubeve, Milanit, Napolit dhe Juventusit.
Rossonerët e kanë shumë të vështirë, pasi i nevojitet fitorja në Bergamo ndaj Atalantës dhe nëse një gjë të tillë e arijnë atëherë do të siguronin pozitën e dytë në tabelë.
Napoli që zë vendin e katërt në tabelë e ka më të lehtë, pasi pret Veronën në shtëpi dhe klubi mysafirë nuk ka ndonjë objektiv.
Edhe napolitanët me një fitore eventuale do të siguronin një vend që i dërgon në ‘Champions’ për vitin e ardhshëm.
Juventusi luan në udhëtim te Bologna dhe bardhezinjtë duan me çdo kusht tri pikët.
Por edhe në rast fitoreje, Zonja e Vjetër nuk e ka të sigurtë Ligën e Kampionëve, pasi duhet të dështojnë njëra mes Milanit dhe Napolit.
Sa i përket Ligës së Evropës, Lazio tanimë e ka të sigurt plasmanin nga pozita e gjashtë, derisa Romës i nevojitën tri pikë në udhëtim te Spezia për ta siguruar vendin e shtatë në tabelë.
Nga elita e futbollit italian janë larguar Parma, Crotone dhe Benevento. /Telegrafi/