Luftime të ashpra po zhvillohen rreth qytetit ukrainas të Vovchansk, ndërsa trupat e Kievit kërkojnë të izolojnë njësitë ruse që kanë avancuar përtej kufirit aty pranë.
Lufta e rëndë është duke u zhvilluar në një fabrikë në skajin verior të Vovchansk, sipas ushtarakëve në të dyja anët e konfliktit.
Një komandant ukrainas, Stanislav Buniatov, i njohur si Osman, e përshkroi situatën në Vovchansk si “të vështirë, por të kontrolluar” dhe tha se trupat ruse janë “të rrethuar”, shkruan CNN, transmeton Telegrafi.
“Djemtë tanë nuk po humbasin pozicionet e tyre, duke kryer herë pas here sulme të suksesshme, duke çliruar pozicione dhe duke e shtyrë armikun prapa”, tha Buniatov.
DeepState – një grup monitorues ukrainas – thotë se grupe të vogla ushtarësh rusë janë përpjekur vazhdimisht të sulmojne fabrikën, por janë zmbrapsur nga forcat ukrainase.
Duke sugjeruar se furnizimi i ushtarëve rusë është bërë i vështirë, DeepState thotë se ushqimi dhe uji po u dërgohen atyre me dronë. /Telegrafi/