Telegrafi

Luftime të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve nëpër istikame, plumbat fluturojnë pak metra larg forcave pushtuese

Forcat ukrainase po luftojnë që me çdo kusht të ruajnë linjat vitale të furnizimit në Bakhmut, ku po zhvillohen betejat më të përgjakshme në lindje të Ukrainës.

Derisa forcat ruse janë të përqendruara në lindje të qytetit me rëndësi strategjike, ukrainasit po tentojnë të zgjerojnë ofensivën duke i dëbuar në periferi, transmeton Telegrafi.

Pamjet nga vija e frontit shfaq luftimet ballë për ballë me rusët, ku nga istikamet fluturojnë plumbat pak metra larg vijës së rusëve.

Ukrainasit madje shihen në pamje të publikuara që për asnjë moment nuk shfaqin shenja frike apo paniku, përkundrazi zmbrapsin rusët dhe i detyrojnë të tërhiqen nga linjat që i mbanin.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se do të fillojnë një kundërofensivë në masë të gjerë, që ka për qëllim çlirimin e të gjitha territoreve të pushtuara nga rusët. /Telegrafi/