Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi tashmë kanë filluar një luftë ofertash për sensacionin e Spanjës U-21, Dani Ceballos, duke shkuar shumë përtej klauzolës së lirimit nga Real Betisi prej 15 milionë eurove.
Mesfushori i talentuar u zgjodh lojtari më i mirë i turneut në Kampionatin Evropian për moshat nën 21-vjeçar, pavarësisht se Spanja fitoi vetëm medaljen e argjendit pas humbjes në finale nga Gjermania.
Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, Juventusi iu është drejtuar Real Betisit dhe ishte i gatshëm të paguante të paktën klauzolën prej 15 milionë euro.
Tani Sky Sport Italia dhe burime të tjera spanjolle sugjerojnë se Real Madridi ofron 20 milionë euro, por me mundësinë që të qëndrojë në Betis në huazim për të paktën një sezon tjetër.
Barcelona është gjithashtu e interesuar, por ata do të synojnë të mbajnë në skuadër Ceballosin, por mungesa e kohës së luajtur mund të ndikojë në vendimin e tij. /Telegrafi/