Site icon Telegrafi

Luftë ofertash mes gjashtë klubeve të mëdha evropiane për Locatellin

Mesfushori i Sassuolos, Manuel Locatelli duket se do të bëhet emri më i nxehtë në tregun e transferimeve të verës pasi interesim për të kanë shprehur klubet e mëdha evropiane si Juventus, Paris Saint-Germain, Manchester City, Chelsea, Real Madrid dhe Shakhtar Donetsk.

Ish-produkti i të rinjve të Milanit ka lulëzuar me formën e tij te Sassuolo dhe ka fituar një vend në skuadrën e Italisë së Roberto Mancinit për Euro 2020.

Juventusi ka kohë që është interesuar për transferimin e tij, por ka shumë klube jashtë Serie A që po duan transferimin e Locatellit.

Lexo po ashtu Juventus e kërkon me ngulm Locatellin, i ofron dy futbollistë Sassuolos për italianin

Sipas mediumit Tuttomercatoweb, një luftë e ofertave mund të shpërthejë midis finalistëve të Ligës së Kampionëve, Manchester City dhe Chelsea.

Paris Saint-Germain gjithashtu po mbikëqyr situatën, ndërsa ardhja e Carlo Ancelottit në Real Madrid mund të hapë dyert edhe për italianin atje.

Sassuolo nuk ka nevojë të shesë, kështu që do të ndahej me njërin prej yjeve të tyre vetëm për një shumë të madhe – mbi 50 milionë euro – ose nëse lojtari do të kërkonte të largohej.

Një kandidat intrigues mbetet Shakhtar Donetsk, pasi do të shihte që Locatelli të ndjek ish-trajnerin e tij te Sassuolo, Roberto De Zerbi në Ukrainë. /Telegrafi/

Exit mobile version