Telegrafi

Luftë ndërmjet Arsenalit dhe Unitedit për mbrojtësin e krahut

Arsenali dhe Manchester Unitedi janë duke konkurruar për nënshkrimin e mbrojtësit të Hull Cityt, Andrew Robertson.

The Daily Star njofton se paraqitjet e mira në Ligën Premier në sezonin e kaluar dhe vazhdimësia edhe në Championship kanë bërë që ai të kërkohet nga Djajtë e Kuq.

Unitedi planifikon të krijojë konkurrencë për Luke Shaw (që aktualisht është i lënduar) dhe si zëvendësim të mundshëm për Marcos Rojon, për të cilin thuhet se mund të largohet gjatë verës.

Mirëpo, tash kanë një konkurrent të fortë për shërbimet e tij. Arsene Wenger është një admirues i skocezit dhe e kërkon atë te Arsenali.

Vlera e Robertson llogaritet rreth 15 milionë funte. /Telegrafi/