Telegrafi

Lufta në Ukrainë: Pamjet me dron tregojnë radhë të gjata të rusëve që duan të largohen në kufirin me Gjeorgjinë

Disa pamje të marra me dron thuhet se tregojnë radhë masive automjetesh që presin në anën ruse të kufirit ruso-gjeorgjian.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, disa persona janë parë edhe në këmbë.

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi javën e kaluar një “mobilizim të pjesshëm” të rezervistëve për t’iu bashkuar luftës në Ukrainë, me rreth 300,000 që thuhet se janë thirrur për një gjë të tillë.

Që atëherë, mijëra qytetarë rusë janë parë duke ikur në vendet fqinje, duke përfshirë Gjeorgjinë dhe Kazakistanin, përmes rrugëve tokësore ndërsa shumë të tjerë edhe përmes rrugëve ajrore.

Ndërkohë autoritetet ruse kanë njoftuar se do të vendosin pika kontrolli në disa pikëkalime kufitare, me qëllim që dhunshëm të mobilizojë burrat rusë që po tentojnë t’i ikin mobilizimit të dhunshëm duke u larguar nga vendi. /Telegrafi/