Telegrafi

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit: Yjet e famshme që shprehën mbështetjen e tyre përmes rrjeteve sociale

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit

Yjet e Hollywood-it po përdorin rrjetet sociale për të treguar mbështetjen e tyre për Izraelin pasi Hamasi nisi një sulm të befasishëm fundjavën e kaluar, duke lëshuar mijëra raketa nga Gaza që vranë të paktën 1000 njerëz dhe më shumë se 100 civilë u rrëmbyen dhe u mbajtën peng.

Sulmi, i cili ndodhi herët në mëngjesin e së shtunës në festën hebraike të Simchat Torah, quhet “11 shtatori i Izraelit” dhe është dita më vdekjeprurëse e Izraelit në 50 vjet.

Sulmi i Hamasit përfshinte një masakër në një festival muzikor, ku shpëtimtarët izraelitë thanë se gjetën 260 trupa.

Që nga Holokausti nuk janë vrarë kaq shumë hebrenj brenda një dite. Izraelitët urdhëruan një rrethim total të Gazas të hënën, duke ndërprerë të gjithë energjinë elektrike, ushqimin dhe ujin në zonë.

Më shumë se 700 palestinezë u vranë në sulmet ajrore izraelite në përgjigje të sulmit të Hamasit.

Lexo po ashtu Luftimet mes Hamasit dhe izraelitëve, mbi 650 të vrarë nga të dyja palët

Gal Gadot, Madonna, Natalie Portman, Andy Cohen, Jamie Lee Curtis, Debra Messing, Amy Schumer, Sarah Silverman, Kris Jenner dhe Meghan McCain janë vetëm disa nga të famshmit që kanë reaguar me postime në rrjetet sociale për të mbështetur Izraelin.

Më poshtë ua sjellim postimet e tyre të plota:

/Telegrafi/