Telegrafi

Lucescu konfirmon largimin e Witselit

Mircea Lucescu ka konfirmuar se Axel Witsel dëshiron të largohet nga klubi këtë verë.

Mes interesit të raportuar nga Chelsea, Juventus, Inter dhe Everton, trajneri rumun i klubit rus ka konfirmuar se mesfushori belg do të largohet gjatë këtij afati kalimtar.

Gjatë një interviste për Calciomercato, Lucescu ka bërë me dije se Witsel ka dy oferta nga kampionati italian dhe dy tjera nga kampionati anglez, për këtë edhe dëshiron të largohet.

Lexo po ashtu Witsel ka refuzuar Juven dhe Interin për skuadrën angleze

“Ai ka folur me klubin dhe ka kërkuar të largohet. Ka dy oferta nga Italia dhe dy nga Anglia”, deklaroi Lucescu.

“Klubi ka vendosur një vlerësim të lartë mbi të, sepse ai është një lojtar i rëndësishëm, një nivel ndërkombëtar”, përfundoi trajneri i Zenitit. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet