Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media ka reaguar ndaj ngjarjeve të fundit në Kuvend, në të cilën u votua Ligji për përdorimin e gjuhëve.
Nga kjo parti thonë sot është vërtetuar se pas gjitha bllokimeve dhe ngjarjeve që ndodhin në vend qëndron ish-kryeministri Nikolla Gruevski.
“Kjo vërteton se Hristijan Mickoski është vetëm marionetë e të dyshuarit Gruevski dhe aspak nuk ka kapacitet për reformimin e OBRM-PDUKM-së”, thonë nga LSDM.
Përndryshe, pas disa shtyrjeve sot për herë të tretë është miratuar Ligji për përdorimin e gjuhëve, ku votuan 64 deputetë, ndërsa asnjë nuk pati kundër ose të përmbajtur./Telegrafi/