Site icon Telegrafi

Lovren i parëndësishëm për Liverpoolin, por kroatin e duan tri skuadra të tjera angleze

Dejan Lovren. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Dejan Lovren është njëri nga lojtarët e parë që pritet të largohet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar veror.

Qendërmbrojtësi kroat do të largohet nga kampionët aktual të Evropës pas gjashtë viteve qëndrim në Anfield.

30-vjeçari nuk bënë pjesë në planet e Jurgen Klopp dhe aktualisht është mbrojtësit qendror i katërt në listë pas Virgil Van Dijk, Joel Matip e Joe Gomez.

Megjithatë kroati edhe pas këtij sezoni mund të mbetet në Ligën Premier, pasi tri skuadra angleze duan shërbimet e tij.

Dejan Lovren. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

The Sun ka raportuar se tri skuadrat londineze, Arsenal, Tottenham Hotspur dhe West Ham United janë duke kërkuar shërbimet e Lovrenit.

Liverpool synon të fitojë 15 milionë euro nga shitja e qendërmbrojtësit, por gara për të është edhe jashtë Anglisë.

Roma, Lazio, Milan, Lyon dhe Bayer Leverkusen gjithashtu kanë shprehur interesim për të.

Gjithsesi i sigurt është vetëm largimi i tij nga Anfield, por jo edhe destinacioni i radhës. /Telegrafi/

Exit mobile version