Telegrafi

Loriana mund kundërshtaren ruse dhe arrin në gjysmëfinale të ‘Tel Aviv 2019’

(Foto: Facebook/Kosovo National Olympic Committee/IJF)

Loriana Kuka e ka bërë hapin e radhës në garën për Çmimin e Madh në ‘Tel Aviv 2019’.

Xhudistja nga Kosova ka triumfuar përballë ruses Aleksandra Rabintseva dhe në këtë mënyrë është kualifikuar në gjysmëfinale të kësaj gare.

Në gjysmëfinale, në kategorinë -78 kilogramë, Loriana do të përballet me Natalie Powel, e cila e përfaqëson Britaninë e Madhe.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për XHUDO

“Loriana Kuka ka kaluar edhe pengesën e dytë, duke mposhtur rusen Aleksandra Rabintseva në çerekfinale të Grand Prixit të xhudos, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit”.

“I urojmë suksese Lorianës në gjysmëfinale ndaj Natalie Powel të Britanisë së Madhe, kategoria -78 kg”, shkruan në faqen e KOK-ut në Facebook.

Për t’u kualifikuar në çerekfinale në garën për Çmimin e Madh, “Tel Aviv 2019”, Loriana triumfoi ndaj Ilona Lucassen.

Xhudistja jonë arriti fitore me Ippon kundër holandezes në kategorinë -78 kilogramë. /Telegrafi/