Site icon Telegrafi

Loriana Kuka fiton medaljen e argjendtë në ‘Marrakech 2019’

Trajneri i shumë sukseseve, Driton Kuka dhe xhudistja Loriana Kuka (Foto: Facebook/Driton Toni Kuka)

Loriana Kuka e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Prixin e xhudos ‘Marrakech 2019’ të Marokut.

Xhudistja nga Kosova pësoi humbje në finale nga gjermania Ana Maria Wagner, në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Falë këtij suksesi, ajo i ka fituar edhe 490 pikë Olimpike për Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Xhudo

“Loriana Kuka e argjendtë! Sot dita e medaljeve të argjendta. Grand Prix Marrakech Maroko, 490 Pikë Olimpike”.

“Medalja e argjendtë kësaj radhe dhuratë për babin e saj për ditëlindje! Bravo Loriana drejt Olimpiadës me hapa të sigurtë”, ka shkruar trajneri Driton Kuka në Facebook.

Kujtojmë që më herët një medalje të argjendtë, e cila ishte e parë zyrtare në karrierën e saj, e ka fituar edhe Fationa Kasapi, në Kupën Evropiane për kadete në ‘Zagreb 2019’ të Kroacisë.

Në kryeqytetin kroat konkurruan edhe Erza Muminoviq (që zuri vendin e shtatë) dhe Arbër Nikqi (që e humbi duelin e parë). /Telegrafi/

Exit mobile version