Telegrafi

Lorenci e pranoi se ka qenë i lidhur me Keisin, reagon Sabiani: Jashtë nga ajo shtëpi se besëprerët duan të marrin vëmendje prej teje

Në Big Brother VIP së fundmi u diskutua marrëdhënia e Keisi Medinit dhe Lorenc Hasramës.

Këngëtari i njohur në dhomën e rrëfimit kishte pranuar se më përpara ka qenë në një lidhje dashurie me bionden.

Ai tha se marrëdhënia e tyre ishte e shkurtër dhe se tani vazhdojnë të mbesin miq, duke lënë pas historinë tashmë të mbyllur.

Foto: Screenshot/Instagram

Medini nga ana tjetër ngeli e habitur dhe nuk shtoi asgjë më shumë rreth kësaj pjese.

Lexo po ashtu Lorenci dhe Keisi konfirmojnë se kanë qenë në një lidhje dashurie: Është histori e mbyllur tani

Një reagim në lidhje me këtë nuk mungoi as nga babai i Keisit, artisti shqiptar, Sabiani.

“Keisi Medini, princesha e babit. Jashtë nga ajo shtëpi se besëprerët duan të marrin vëmendje prej teje, kësaj radhe nuk futem më aty, të pres jashtë të tërheq veshin. Gjithsesi je gjëja më e shtrenjtë e babit”, tha ai.

Sabiani mes tjerash nuk ishte dakord edhe për njohjen e Keisit me Kristin, gjë që bëri të futej sërish në shtëpinë e famshme të Shqipërisë. /Telegrafi/