Site icon Telegrafi

Lorana Ramizi në TMkids, vajza e cila ka pasion modën dhe muzikën

Lorana Ramizi është pjesëmarrësja e radhës në emisionin e fëmijëve TMkids.

Gjashtë vjeçarja nga Tetova rrëfeu shumëçka interesante nga jeta e saj, shpalosi pasionin për këndim, idetë për biznes si dhe ambiciet për të ardhmen.

Lorana përveç shkollimit fillor obligativ na tregoi se aktualisht po ndjek edhe shkollimin muzikor në shkollën profesionale të muzikës – drejtimi piano. Ajo tha se në të ardhmen e sheh veten si mësuese muzike, por nuk përjashtoi mundësinë edhe për mësuese të përgjithshme.

Të vishet bukur dhe me shumë stil ishte poashtu një nga shumë pasionet e saj, ndaj më tepër preferonte fustanet me ngjyrë rozë. Fustani i saj i preferuar ishte ai që i’a kishte sjellë nëna e saj si dhuratë për ditëlindje.

Lorana poashtu tha se i pëlqen shumë macet, teksa një të tillë do të donte ta ketë edhe në shtëpi.

Ajo tha se ndër shumë aktivitete të ndryshme të cilat i kryen, krijon dhe punime nga rruazat, si aksesorë për vajzat.

Rrëfimin e plotë të Loranës mund ta ndiqni në linkun e poshtë vendosur.

Kujtojmë se ky emision u mundësua nga Libraria Albas, të cilët edhe japin libra dhuratë për fëmijët që marrin pjesë në TMkids.

Exit mobile version